Ambasadorja e Izraelit nw Kosovw, Tamar Ziv, përmes një postimi në X, u ka uruar fat ekipit të paraatletëve izraelitë dhe ka shprehur urimet më të përzemërta për debutimin historik të Kosovës në Paraolimpiadën “Paris2024”.
“I uroj shume fat ekipit të paraatletëve të Izraelit me 27 atletët e tij!”, ka shkruar Ziv, përcjell Klankosova.tv.
Skuadra që parakaloi mbrëmë në hapjen e Lojërave Paralimpike “Paris2024”, do të garojë në 10 sporte të ndryshme. Atletët që përfaqësojnë shtetin e Izraelit, bashkë me tenistin Adam Berdichevsky, i mbijetuari i sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit”.
“Gjithashtu dëshiroj t'i shpreh urimet më të përzemërta Republikës së Kosovës për debutimin e saj historik në Paraolimpiadë, dhe shumë fat paraatletit Grevist Bytyqi”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.