Për nëntë muaj punë të këtij viti, një specialist i Otorinolaringologjisë në spitalin e Gjilanit ka kryer vetëm një intervenim kirurgjik, derisa tjetri, po për të njëjtën periudhë, i ka realizuar 132 operacione dhe të tjerët janë me nga 8, 11, 20 dhe 36.
Ani pse në repartin e ORL-së në Gjilan punojnë gjashtë specialistë të kësaj fushe, gjë për të cilën televizioni ka raportuar një muaj më parë për punën e pabarabartë që kryejnë mjekët e këtij spitali rajonal, paga bazë bruto është e njëjtë për të gjithë.
E, është pikërisht kreu i ORL-së në QKUK, Arsim Behramaj, që ka ankesa për spitalet rajonale dhe mbingarkesa që rrjedh në ambulancat specialistike të kësaj klinike.
Drejtori Behramaj tregoi se punohet pak në periferi sa i përket intervenimeve, derisa rastet ambulatore mbulohen.
Për këtë punë ankesat janë bërë edhe në nivel më të lart menaxherial, ku synohet që spitalet rajonale të bëjnë më shumë operacione, sidomos për patologji të thjeshta.
Aktualisht ORL-ja e QKUK-së kryen mesatarisht 15-20 operacione në ditë, derisa lista e pritjes është 2-3 muaj, përjashtuar rastet e kancerit që trajtohen me prioritet.
https://www.youtube.com/watch?v=PQqdjbyhTgQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.