Civilët i torturuan, zhdukën, vranë e arrestuan me forcë dhe në mënyrë çnjerëzore.
Me kësi trajtimi të rusëve u përballen ukrainasit në zonat e pushtuara të rajoneve Khereson dhe Zaporizhizha.
Këto si krime lufte po i dokumenton organizata "Human Rights Watch" e cila të premten kërkoi nga autoritetet ruse të ndalojë abuzimet e tilla.
Kjo pasi krijoi një dokument ku përshkruan në detaje 42 raste në të cilat forcat pushtuese ose i zhdukën me forcë civilët ose i mbajtën ata në mënyrë arbitrare.
Human Rights Watch me fakte tregoi gjithashtu torturimin e tre anëtarëve të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, të cilët ishin robër. Dy prej të cilëve vdiqën në duart e ruseve .
Për këto dhe krime të tjera të rënda si ato në Bucha, amerikanët po përgatisin një projekt-rezolute që do të njihte veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Këtë kërkesë që e mbështeten senatorët dy partiak e bëri zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska gjatë vizitës së saj në Uashington.
Në këtë paraqitje presidenti Zelenskyy i quajti propagandë ruse edhe raportimet e medieve nga Moska të cilat akuzuan te parin ukrainas se ka braktisur vendin.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA
https://www.youtube.com/watch?v=BBW9-BrQ3fk
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.