Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 400 milionë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Zyrtarët amerikanë bën të ditur se kjo ndihmë vjen teksa u rritën shqetësimet se se ndihma financiare për luftën kundër Rusisë mund të bjerë pak nëse republikanët marrin kontrollin e Kongresit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ndihma vjen ndërsa numërimi i votave nga zgjedhjet e së martës vazhdon, me republikanët që i afrohen një mazhorance të ngushtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe me kontrollin e Senatit që varet nga garat e ngushta në Arizona, Nevada dhe Gjeorgji.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.