Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më shumë se 29.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se 29 milionë e 577 mijë e 902 doza janë administruar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Kjo do të thotë që 24 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 5.25 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC.
Shtetet kanë 72 orë për të raportuar të dhëna për vaksinat, kështu që të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.