Një profesoreshë amerikanë është bërë gruaja e parë që ka fituar çmimin Able Prize - një prej çmimeve më prestigjioze në fushën e matematikës.
Karen Keskulla Uhlenbeck nga Universitet i Teksasit në Austin është vlerësuar me këtë çmim që llogaritet si "Nobeli" i matematikës, që jepet nga Mbreti i Norvegjisë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
76 vjeçarja ka fituar këtë çmim për arritjet e saj në ekuacionet diferenciale gjeometrike, teoritë e matësve të sistemeve integrale dhe për ndikim themelor të analizës së saj në gjeometri dhe fizikë matematikore.
Sipas Able Prize, puna e Uhlenbeck ka çuar drejt disa avancimeve të rëndësishme në matematikë në 40 vjetët e fundit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.