Shtetet e Bashkuara e Amerikës po vazhdojnë të jenë të goditura nga pandemia COVID-19, ku sërish kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve.
Nga të dhënat e Universitetit, Johns Hopkins, 35.112 njerëz të rinj janë infektuar me koronavirus, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Po ashtu bëhet e ditur se 445 njerëz nuk kanë arritur të mbijetojnë virusin dhe kanë ndërruar jetë
Këto shifra e ngritin numrin e përgjithshëm në të paktën 5,438,325 raste dhe 170,497 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, ku Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.