Çifti Ana dhe Kevin, të cilët këtë rrugëtim të dashurisë e nisën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, këtë të shtunë në “Weekend” folën rreth dashurisë së tyre.
Ana u shpreh shumë e lumtur në lidhjen që ka ajo me Kevinin, duke e quajtur dashurinë e tyre, si “zgjidhje të mirë për gjithçka”, transmeton Klankosova.tv.
“Për gjithçka jemi shumë të lumtur të dytë, çdo gjë që e kem kalu, kthimi i tij në Kosovë, krejt besoj që janë zgjidhje të mira. Nëse edhe mua më ish dashur të shkoja me jetu në Suedi për të,unë e kisha bë”.
“Por Kevini nuk është kthyer në Kosovë vetëm për Anën. Normal lidhja jonë e luan një aspekt tepër të madh në vendimin e tij, por edhe ai ka dashur me çel një dritare të re të jetës së tij”, u shpreh Ana.
Njësoj shprehu mendimin e tij edhe Kevini, i cili tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që është kthyer në Kosovë, e jetën po e vazhdon me dashurinë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=VrWw9944NLA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.