Në vizitë u erdhi një mysafir i rëndësishëm.
Sekretari Gjeneral i FIBA, Andreas Zagklis u prit nga Kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu, si dhe sekretarja gjenerale Elvira Dushku.
Zagklis pasi vizitoi ambientet e federatës, zhvilloi një takim me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjatë ditës, Zagklis vizitoi edhe Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
Ai u njoftua për kushtet e palestrës ku i zhvillon ndeshjet kombëtarja e Kosovës.
Të premten Zagklis do të zhvillojë takim me Ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku si dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=gTSmDw90l5A
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.