Android M është emërtuar zyrtarisht Android 6.0 Marshmallow. Maskota e re e Google-it është vendosur afër ndërtesës Android HQ në Kaliforni.
Sistemi i ri operativ Android M u prezantua në muajin maj, gjatë konferencës së përvitshme I/O të Google-it, dhe pritet të jetë në dispozicion për të gjithë njerëzit në sezonin e vjeshtës. Me sistemin Android M kompania do të fokusohet më shumë tek eksperienca e përdoruesit, sesa tek përditësimi i ndërfaqes, siç ka bërë me versionin Android Lollipop.
Ky sistem operativ do të ofrojë mbështetje për sensorët e gjurmëve të gishtave, për portat USB të tipit C dhe mundësinë për të furnizuar me energji pajisjet e tjera. Veçori tjetër e sistemit të ri operativ është autorizimi i aplikacioneve, që iu jep mundësi përdoruesve të zgjedhin se çfarë informacionesh të shpërndajnë me aplikacione të caktuara, duke përfshirë këtu fotot, kontaktet dhe vendndodhjen, shkruan Krokodili.al.
Versioni paraprak për zhvilluesit i Android 6.0 Marshmallow është aktualisht në dispozicion për pajisjet Nexus 5, 6, 9 dhe Nexus Player. Marshmallow do të shfaqet fillimisht tek pajisjet Nexus gjatë sezonit të vjeshtës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.