Versioni pasardhës i Lollipop, Android M do të debutojë së shpejti.
Javën që vjen Google do të mbajë konferencën e saj të zhvilluesve, ku pritet të tregojë më tepër për Android M pasi kompania zakonisht zgjedh ti japë një ide zhvilluesve se çfarë do të sjellë ky version i ri.
Google i dha një shndërrim total sistemit të saj operativ me anë të stilit Material Design i cili e bën softuerin të duket më shumëngjyrësh por në të njëjtën kohë dhe më të thjeshtë për tu përdorur.
Cilat do të jetë risitë që do të sjellë ky version i ri?
- Ka shumë të ngjarë të quhet Android M
Google zakonisht ndjek një radhë të caktuar përsa i përket emërtimeve që i vendos versioneve të sistemeve të saj operativ. Për shembull Android 4.0 u quajt Ive Cream Sandëich, Android 4.2-4.3 u quajt Jellybean, Android 4.4 KitKat, ndërsa versioni më i fundit quhet Android Lollipop. Pra vihet re një rend alfabetik. Kjo tregon se emërtimi i versionit të ri mund të fillojë me shkronjën ‘M’, por nuk e dimë se cilën ëmbëlsirë do të zgjedhë Google këtë herë. Google e ka konfirmuar emrin Android M aksidentalisht gjatë përshkrimit të një seksioni të eventit Google I/O.
- Android M do t’ju lejojë të keni akses në aplikacionet pa qënë nevoja e një fjalëkalimi
Ky version i ri i Android ka shumë mundësi që të jetë i pajisur me një sensor që njeh shenjat e gishtave. Ky sensor nuk do të përdoret vetëm për të hapur telefonin por dhe për të aksesuar aplikacione të veçanta. Kjo karakteristikë pritet të prezantohen në eventin e javës që vjen. Por kjo teknologji nuk do të jetë e pranishme në të gjithë llojet e telefonave Android. Vetëm një sërë pajisjesh do të jenë të pajisur me këta sensorë; Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, Galaxy S5 dhe HTC One Max.
- Versioni i ri i Android do të integrohet me teknologjinë e shtëpive inteligjente
Raportohet se Google është duke ndërtuar një softuer të ri i cili do të fuqizojë valën e re të frigoriferëve dhe llampave të dritës inteligjente. Ky softuer ka të ngjarë të vijë nën markën Android. Kjo tregon se Google është duke ndërtuar një lloj softueri specifik Android për shtëpitë inteligjente, ashtu sic është dhe Android Ëear për orët inteligjente. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, ekzistojnë mundësitë që versioni i ri i sistemit operativ Android të ofrojë mbështetje për pajisjet elektroshtëpiake inteligjente. Për shembull, Google prezantoi një karakteristikë të re në Android Lollipop që automatikisht zhbllokon telefonin tuaj nëse ju mbani në dorë orën tuaj Android Ëear. Përvec kësaj, Google thuhet se do të japë disa lajme të rëndësishme përsa i përket makinave të lidhura apo inteligjente. Pra ka shumë mundësi që të rritet integrimi mes sistemit operativ Android dhe Android Auto.
(PC World Albanian)
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.