Google prezanton sistemin e ardhshëm operativ gjatë konferencës së zhvilluesve I/O, që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Versioni i ri i sistemit operativ Android do të ketë shkronjën M. Nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë version të ri të Android-it. Gjithçka që dimë është se Android M “do të sjellë fuqinë e Android-it tek të gjitha llojet e vendeve të punës”.
Gjatë konferencës së vjetshme Google I/O, kompania zbuloi sistemin operativ Android L apo Android 5.0 Lollipop. Në fillim të kësaj jave Google publikoi statistikat më të fundit të shpërndarjes së sistemit operativ Android për muajin prill. Siç edhe pritej, adoptimi i versionit Android 5.0 është rritur ndjeshëm, duke zënë gati 10% të të gjitha pajisjeve.
E vetmja pyetje për momentin është: çfarë nënkupton shkronja M?
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.