Sistemi i ardhshëm Android që do të prezantohet në konferencën e zhvilluesve, I/O, do të jetë Android M. Veçoria e tij është siguria më e madhe për përdoruesit.
Sistemi i ri operativ do t'u ofrojë mundësi përdoruesve të zgjedhin çfarë informacionesh të shpërndajnë me aplikacione të caktuara, përshembull fotofrafitë, kontaktet e vendndodhjen.
Ende nuk dihet se sa kontroll do të ofrojë ky sistem, por mbetet të shihet kur Google do të mbaj konferencën e zhvilluesve në San Francisko, në fund të majit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.