Andy Murray dhe gruaja e tij Kim kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku.
Lajmin e ka konfirmuar nëna e tij për BBC, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha se fëmija është ‘një djalë bukurosh dhe i shëndetshëm’, i cili lindi javën e kaluar.
Kim dhe Andy janë tashmë prindër të një vajze dyvjeçare Edie dhe Sophia tre.
Ata u martuan në vitin 2015.
Vetëm disa muaj më parë, Andy Murray njoftoi me lot pensionimin e tij para se të kryente operacionin.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.