Taylor Hawkins, bateristi i grupit amerikan të zhanrit rok, Foo Fighters, ka vdekur në moshën 50-vjeçare.
Nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes.
Hawkins performoi me Foo Fighters për më shumë se dy dekada, duke u bashkuar menjëherë pasi ata përfunduan krijimin e albumit të tyre të vitit 1997, The Color and the Shape.
Grupi tha se ata ishin "të shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme", në një deklaratë në mediat sociale.
“Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura infektive do të jetojnë me ne përgjithmonë”, shkruajti grupi Foo Fighters.
“Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme të vështirë”.
Aktualisht grupi është në turne në Amerikën e Jugut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Foo Fighters u krijua më 1994 nga Dave Grohl, pasi grupi i tij i mëparshëm, Nirvana, u shpërbë pas vetëvrasjes së këngëtarit kryesor, Kurt Cobain.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.