Angelina Jolie ka ndarë një letër personale në Instagramin e saj, të cilën e mori nga një grua e re e Afganistanit.
“Një grua e re në Afganistan ma dërgoi këtë letë”, shkroi aktorja 46 vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
“Unë po e mbroj identitetin e saj, por ajo nuk ka mundur të kthehet në shkollë që kur talibanët morën pushtetit”.
Ajo vazhdoi të shpjegoi se gratë në Afganistan “po arrestohen thjesht për pjesëmarrje në protesta paqësore”.
“Ndjehem sikur gratë nuk kanë asnjë të drejtë të flasin apo të parashtrojnë fjalën e tyre”, shkruante gruaja në letër.
“Atyre u hiqen të drejtat e gruas dhe nuk lejohen të bëjnë asgjë në vend”, shtoi ajo.
“Ju lutemi, gjurmoni se çfarë po ndodh në Afganistan, ku gratë e reja merren nga shtëpitë e tyre natën nën kërcënimin e armëve dhe zhduken, dhe kufizime të reja po vendosen për lirinë e grave dhe vajzave dita ditës”, shkroi Angelina.
“Ju lutemi ndihmoni që të mos harrohen”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.