Angelina Jolie ka zbuluar se stresi i divorcit të saj me Brad Pittin shkaktoi që ajo të zhvillonte paralizën e Bellit, pra dobësinë e muskujve të fytyrës.
Aktorja e “Maleficent”, foli për gjendjen e saj shëndetësore në një intervistë me WSJ Magazine të botuar më 5 dhjetor. Duke folur për paralizën e saj Bell - një çrregullim neurologjik që paralizon përkohësisht njërën anë të fytyrës dhe e bën atë të duket e varur dhe e anashkaluar - Jolie shpjegoi se si zgjidhja e martesës së saj me Pitt-in ndikoi përfundimisht në shëndetin e saj.
"Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit", tha ajo, teksa diskutoi se ndihej "e tmerruar" për të portretizuar këngëtaren e operës Maria Callas në një film të ardhshëm. “Sheqeri im në gjak shkon lart e poshtë. Papritur pata paralizën e Bell-it gjashtë muaj para divorcit tim”, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Fituesja e çmimit Oskar zbuloi fillimisht se ajo ishte diagnostikuar me paralizën e Bell në 2017, mes një "viti të vështirë" pas ndarjes së saj nga ylli i “Fight Club”. Ajo më parë ndau në një histori të kopertinës së Vanity Fair se ajo zhvilloi gjendjen e paralizës së fytyrës për shkak të stresit nga problemet e familjes dhe marrëdhënieve të saj. "Ndonjëherë gratë që kanë familje e vendosin veten të fundit, derisa kjo të shfaqet në shëndetin e tyre", tha ajo në atë kohë. Megjithatë, ajo e vlerësoi akupunkturën që e ndihmoi të rikuperohej plotësisht.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.