Nga baza e Sarandës është nisur sot drejt Egjeut anija “Lissus” me 22 detarë në bord.
Ajo do të marrë pjesë për 6 muaj në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, i cili garanton sigurinë detare në Mesdhe.
Kapiteni Jetnor Balla do të udhëheqë misionin, ndërsa trupës iu përcollën urimet për një shërbim të suksesshëm dhe mirënjohja për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione shpëtimi, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet tona në Egje kanë realizuar 29 operacione dhe kanë shpëtuar mbi 700 persona.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.