Tentimi për të vendosur një laurë në rrugën Pejë-Kuçishtë-Çakorr dështoi tri vjet më parë.
Megjithatë, as pas kaq kohe qeveritarët nuk hoqën dorë nga ideja që kush ia mësynë maleve të Rugovës, të paguajë, andaj pas kalimit në komisionin parlamentar, e dërguan në Kuvend draft-ligjin që e parasheh këtë gjë.
Por, këmbëngulës në mosrealizim të këtij plani janë banorët, pasi thonë se nuk dëshirojnë të paguajnë për të shkuar në tokat e tyre.
Për këtë në adresë të 120 deputetëve, të mërkurën shkoi letra me lutjen që ky propozim të mos votohet. Në të kundërtën nuk përjashtohen as protestat.
Qytetarët që prekën nga ky vendim, e që janë me mijëra, tash shpresat i kanë të ligjvënësit, të cilët e kanë mundësinë që në Kuvend të mbështesin ose jo draft ligjin.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=sPrXrD9byyA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.