Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë e Shqipëri, Teatri i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor i Republikës do të realizojnë turne historik të këngëve dhe valleve popullore.
Ky turne do të mbahet pas 30 vjetësh nga Ansambli Popullor, ku do të prezantohen, sidomos për brezin e ri, vlerat që ruan folklori, traditat që ky ansambël i ka ruajtur, prezantuar e performuar gjatë historisë 65-vjeçare, njofton Klan Kosova.
Aktiviteti që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do të nisë në Prizren më 25 prill, vazhdon në Gjakovë më 26 prill, Gjilan më 27 prill dhe në Shkup do të mbahet më 28 prill.
https://www.youtube.com/watch?v=N4RYp8G94X4&t=9s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.