Sallat e klinikës së Kirurgjisë Maksillo-Faciale në këtë të marte qëndruan të mbyllura.
Të gjitha operacionet e planifikuara për këtë ditë u anuluan, për shkak të mungesës së anesteziologut.
Kjo situatë pason ngase anesteziologu i vetëm i dedikuar për sallat e kësaj klinike ka kujdestaruar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror deri të martën në mëngjes, duke e zëvendësuar një koleg tjetër ngase ky i fundit është infektuar me koronavirus.
Megjithatë, sipas shefit të klinikës së MIQ, Rexhep Gjyliqi, ka disa javë që blloqet kirurgjike janë njoftuar se mund të kenë raste të tilla, kjo për faktin se nëse njëri prej anesteziologëve mungon në punë për shkaqe esenciale i njëjti nuk mund të zëvendësohet ngase ka mungesë të theksuar të këtyre profesionistëve.
Ditë më parë, Klan Kosova ka raportuar për mungesën e këtyre specialistëve e cila po cilësohet si emergjencë kombëtare.
https://www.youtube.com/watch?v=IqUTJcS4Cs8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.