Konkursi për sekretarë të shkollave në Prizren, po hetohet nga Prokuroria Themelore në këtë komunë, nën dyshimet për parregullsi.
Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ngre dyshimet, se para testimit të kandidatëve, disa prej tyre veçse ishin në listën që duhej të pranoheshin, e besohet se edhe pyetjet iu dërguan paraprakisht.
Në lidhje më këtë, sipas asambleistes, Dafina Alishani, janë konfiskuar telefonat e anëtarëve të komisionit dhe të shefit të kabinetit të kryetarit.
Një listë që përmban disa emra, pretendohet që përfshinë ata që qe planifikuar të pranoheshin automatikisht. Prej tyre disa lidhen me PDK-në, e tjerë edhe me LVV-në. Me disa që kontaktoi televizioni, mohuan që u përfshinë në dallavere.
Megjithatë, parregullsi vërejtën edhe aktivistët e shoqërisë civile në menaxhimin e procesit.
Sipas Valmira Morinës, testi ka shkuar me vonesë, dhe kjo la hapësirë që të ketë dyshime se dikush e fotografoi e keqpërdori.
Po ashtu sipas saj, disa prej klasave nuk u monitoruan, derisa listat dolën të koduara, e dyshimtë sipas saj është edhe se dikush arriti 96 pikë, që nuk është shumë e mundur.
Konkursi është anuluar nga ana e komunës, derisa, drejtoresha e Arsimit ne Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, përmes telefonit i tha Klanit, se aktualisht në lidhje me pretendimet për keqpërdorime nuk është paraqitur asnjë argument andaj edhe nuk ka inciuar masa ndaj zyrtarëve qe ishin pjesë e procesit pa përfunduar hetimet e organeve te drejtësisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, konfirmoi se në Polici, ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionin, që të siguroj provat materiale për këtë rast.
https://www.youtube.com/watch?v=vE7Q11SFjQ0
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.