Kosova ka mposhtur Serbinë me rezultat zyrtar 20:0, pasi është anuluar njëanshëm ndeshja e hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës, për shkak të çështjeve të sigurisë siç kanë thënë autoritetet serbe, ka konfirmuar për Klan Kosovën përzgjedhësi Faruk Shala.
Paraprakisht mediat serbe patën raportuar se ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka marrë vendimin për anulimin e saj pasi është konsultuar me ministrin e Sportit, Vanja Udoviçiq, ndërsa më pas ka njoftuar kryeministren dhe presidentin e Serbisë.
Ndeshja ishte e paraparë të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit, pjesë e kualifikimeve për Botëror, ndërsa rivalët e radhës të Kosovës janë Norvegjia dhe Sllovakia.
http://klankosova.tv/stefanoviq-kemi-anuluar-ndeshjen-me-kosoven/
http://klankosova.tv/serbia-anulon-turneun-perfaqesuesja-kosovare-nuk-lajmerohet-fare/
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.