Në kohën e drekës infermierët do duhej të ishin para drejtorisë të SHSKUK-së, për të protestuar lidhur me disa urdhëresa të lëshuara së fundmi të cilat i obligojnë për të kryer punë shtesë.
Veçse, një gjë të tillë e pezulluan një orë para fillimit të saj, për shkak se Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri në një takim me ministrin Rifat Latifi gjatë të mërkurës, u dakorduan për pezullim të këtyre urdhëresave.
Ndonëse, U.D, Drejtoresha e SHSKUK-së, Pranavera Zejnullahu, ende nuk ka njoftuar se urdhëresat e saj janë pezulluar, njofton Klan Kosova.
Qarkore këto, sipas sindikatës së infermierëve, diskriminuese dhe me standarde të dyfishta, si ajo për të bërë evidentimin e çdo hyrje-dalje në një listë sa herë që vizitohet pacienti, atë të palëve dhe thirrja e mjekut, ku për kundërshtimin e këtyre ka raportuar më herët televizioni.
Të gjitha këto që nuk janë të obligueshme për mjekët.
Derisa sindikalistët theksojnë se janë pro rregullave por që duhet bërë konfrom kushteve aktuale, përfshirë këtu edhe punën e vizitave dhe përcjellësve të pacientëve.
Ngase sipas tyre është e pamundur që një infermier t'i plotësojë të gjitha kërkesat për 15 pacientë në një ndërrim të natës.
Infermierët paralajmëruan se nëse nuk ndodhë pezullimi përfundimtar nga drejtoria, do të mblidhen për veprime të mëtejme.
https://www.youtube.com/watch?v=6uBL-uiNexc
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.