Seria televizive e pop-yllit, The Weeknd, nuk do të ketë një sezon të dytë.
Kjo seri kontradiktore nuk do të vazhdohet nga HBO-ja, dhe lajmin e ka konfirmuar IndieWire.
“The Idol ishte njëri prej programeve më provokative origjinale të HBO-së, dhe jemi të kënaqur nga reagimi i fuqishëm i audiencës”, ka thënë një zëdhënës i HBO-së për IndieWire.
“Pas shumë reflektimeve dhe konsiderimeve, HBO dhe krijuesit e producentët kanë vendosur që të mos vazhdojnë para me një sezon të dytë”.
https://www.youtube.com/watch?v=PIvb1skN5BE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.