Google fuqizon kërkimet online të bëra nga smartphone apo tableti duke futur streaming të aplikacioneve.
Nëse ajo që kërkon një përdorues gjendet në një aplikacion të instaluar në telefon, sërish mund ta shohë duke lundruar në aplikacion. Koncepti është si ai i video in steraming, të shohësh përmes internetit një filmim që nuk është shkarkuar në telefon apo në kompjuter.
Ndryshimi, sapo të vendoset në sistem, do të jetë thelbësor. Deri tani në fakt, nëse në rezultatet e një kërkimi ishin të pranishme dhe përmbajtjet e një aplikacioni, mënyra e vetme për ti parë ishte ti shkarkojë në vetë aplikacion, shkruan Top Channel.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.