Në fund të vitit të kaluar, Microsoft realizoi aplikacionin Skype Translator, i cili përkthen gjuhën e folur dhe të shkruar në kohë reale. Deri tani ky aplikacion është përdorur nga mijëra përdorues, të cilët kanë mbetur të kënaqur me të. Tani kompania e ka integruar këtë aplikacion tek Skype për pajisjet Windows.
Aplikacioni mund të përdoret për të përkthyer gjuhën e folur në gjashtë gjuhë të ndryshme, si anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjuhën kineze dhe italiane, ndërsa 50 gjuhë të tjera mund të përkthehen vetëm nëse janë të shkruara.
Microsoft ka publikuar edhe një video në YouTube, e cila tregon se të gjithë ata që kanë një kompjuter Windows, laptop ose tablet Surface mund të përdorin lehtësisht veçorinë Skype Translator.
Përdoruesit do të njoftohen në javët në vazhdim kur veçoria të jetë gati për t’u përdorur, shkruan krokodili.al.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.