Regjisori Ben Apolloni ka komentuar filmin propagandistik serb ku shfaqen pretendimet për trafikime organesh dhe rikthehet propaganda për "Shtëpinë e Verdhë".
Apolloni në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova tha se qëllimi kryesor i filmit është propaganda dhe se Serbia ndër vite ka prodhuar filma të tillë për të shfaqur shqiptarët si agresorët e viteve 90'ta.
"Filmi nuk është bërë për festivale, qëllimi kryesor është propaganda. Sukses do të ketë me siguri sepse ka një kastë që do ta shes. Ky film duket që është bërë për të fituar opinionin, të fitojë turmën, nëse ju kujtohet te filmi "Gladiator" është një pjesë që thotë "fitoje turmën", fitoje turmën dhe ke fituar luftën ke fituar gjithçka dhe Serbia po e bën këtë jo vetëm me këtë film, por për atë që ata e kanë bërë në vazhdimësi. Ndër vite janë bërë disa filma që e trajtojnë Kosovën dhe shqiptarët që ishin viktima në vitet 90'ta u shndërruan në agresorë. Do thotë se ata po e vazhdojnë këtë lloj propagande, përderisa ajo që është shqetësuese është se ne e kemi injoruar këtë periudhë dhe nuk e kemi trajtuar pothuajse aspak në film", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=tQ9tvHVTnLM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.