Komisioni Europian, i ka dhënë urdhër Irlandës që t’i marrë 13 miliardë euro tatim nga kompania Apple, pas një marrëveshje “të ëmbël” mbi taksat, që qeveria kishte bërë me gjigandin teknologjik, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Pas një hetimi 3 vjeçar, komisioni ka konkluduar se marrëveshjet për taksat në mes Irlandës dhe Apple, janë ilegale.
Taksat korporatave të Irlandës tashmë janë mjaft të ulëta me vetëm 12.5%, mirëpo komisioni i BE-së ka deklaruar se Apple po paguante një taksë efektive koorporative, prej vetëm 1%.
Komisionerja Margrethe Vestager, e angazhuar për tu marrë me politikat e konkurrencës, ka thënë se vendet anëtare të BE-së nuk mund t’ju japin benefite të caktuara kompanive të selektuara, sepse kjo është e paligjshme bazuar në ligjin e Bashkimit Europoan.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.