Një gjykatë e IP-së në Kinë ua ka dhënë fitoren në gjyq gjiantëve amerikanë të teknologjisë, Apple, në lidhje me një pronë intelektuale.
Më 2016 ata kishin vlerësuar se Apple i kishte shkelur patentat e dizajnit të një kompanie tashmë të shuar kineze, të quajtur Shenzhen Baili.
Konflikti ishte mbi një dizajn të jashtëm ta iPhone 6 dhe 6 +, që kjo firmë kinize kishte pretenduar se ishin kopje të telefonave të tyre të mençur 100C.
Por tani, pikërisht kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë amerikanëve.
Vendimi i fundit, tregon se Kina nuk do të vendosë gjithmonë në favor të bizneseve vendore.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.