09.06.2015 · përditësuar para 4032 dite1 min lexim
Në WWDC, gjigandi Apple prezantoi sistemin e ri operativ të quajtur 'OSX El Capitan'.
Ky OS ka dy pika në të cilat fokusohet: eksperienca dhe performanca. Brenda tij, Apple ka përditësuar ndërfaqen Safari me disa veçori të reja.
Ky version përfshin edhe përditësimin për mesazhe elektronike, përfshirë këtu kërkimin me gjuhën e zakonshme, pra mund të kërkohet siç flitet dhe El Capitan nuk e ka problem ta gjejë.
Apple pretendon se sistemi i ri operativ është 1.4 herë më i shpejtë se versionet e mëparshme. Këtu përfshihet edhe koha për kalim mes operacioneve, e cila është përgjysmuar.
Për momentin, El Capitan mund të shkarkohet vetëm nga shkarkuesit. Një version beta do të jetë i gatshëm në korrik, ndërsa versioni përfundimtar do të vijë gjatë vjeshtës.
https://www.youtube.com/watch?v=CmfuK-AtnAA
●●●
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.