Pas orës smart, Apple provon me unazën, sigurisht “smart”. Shtëpia e Cupertinos ka depozituar një patentë për një unazë me ekran, mikrofon, dhe fotokamera, sensorë lëvizjeje dhe dridhje për të kontrolluar iPhone dhe pajisjet e tjera të Apple.
Apple Ring, supozohet të prekësh ekranin me gisht apo me lëvizje. Si për të gjitha patentat e tjera, nuk është e thënë se shoqëria do ta kthejë këtë ide në produkt tregu, shkruan TopChannel.
Megjithatë unaza e Apple nuk do të ishte e para e këtij lloji në treg. Mes shumë produkteve në shitje, një shoqëri e quajtur Ringly shet për 200 dollarë unazë me gurë për femra, që lajmërojnë për emaile, mesazhe, apo thirrje telefonike me dritë apo dridhje.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.