FBI ka arritur që ta zhbllokojë Iphone’in e terroristit të San Bernadinos në Amerikë, pa ndihmën e Apple, duke i thënë kështu fund edhe çështjes e cila ishte hedhur në procedurë gjyqësore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Apple e ka refuzuar urdhrin e gjykatës i cili ishte lëshuar gjastë muaj më parë, që i kërkonte kësaj kompanie që të përpilojë në softuer të ri që ua lejon zyrtarëve të sigurisë të qasen në telefonin e Syed Rizwan Farook.
Mirëpo pas refuzimeve të Apple, zyrtarët e FBI kanë arritur që të hyjnë në telefonin e terroristit.
Farook dhe gruaja e tij kishin vrarë 14 persona në stadiumin San Bernardino në Amerikë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Më pas ata ishin qëlluar për vdekje nga policia. Guaja e Farook, Tashfeen Malik, ka treguar se ka lidhje me Shtetin Islamik në rrjetet sociale, në po të njëjtën ditë kur kryen edhe sulmin.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.