WWDC, ose Konferenca Mbarëbotërore e Zhvilluesve do të mbahet në datat 8-12 qershor në San Francisko.
Mendohet që eventi do të përqëndrohet tek softueri dhe platformat e Apple, ndërsa tema e tij do të jetë: Epiqendra e ndryshimit.
Thuhet se në të do të prezantohet edhe një shërbim i ri muzikor i zhvilluar nga Apple, rival i Youtube dhe quhet Apple Connect.
Në WWDC do të prezantohet edhe sistemi i ri operativ, iOS 9.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.