Kur vjen puna te të kompozuarit muzikë, inspirimi mund të vije në çdo kohë e çdo kund.
Nëse keni prirje muzikore, dhe inspirimi ju vjen në rrugë në kafene apo autobus, për këtë kujdeset gjigandi Apple.
Kompania Apple e ka krijuar një aplikacion të ri muzikor me anë të të cilit mund të bëhen bashkë meloditë, e të krijohet vijë muzikore, transmeton Klan Kosova.
Aplikacioni i ri quhet “Music Memos” dhe shërben si regjistrues muzikor, me anë të të cilit kompozitorët mund t’i bëjnë bashkë notat e të kompozojnë pjesë muzikore.
Aplikacioni mund të shkakrkohet falas në App Store. Ai funksionon në iPhone 4S dhe versionet më të reja deri tek iPad.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.