Apple do të lansojë iPod-in më të shpejtë deri më tani.
Kompania amerikane pritet që të bëjë publike versionet e reja të iPod Touch, iPod Shuffle dhe iPod Nano.
iPod Touch nuk ka pasur versione të reja qysh me gjeneratën e fundit në vitin 2012.
Sipas burimeve ne Apple, kamera prej 5 megapixel dhe memorja 16, 32 dhe 65 gigabyte, mund të rriten.
Thouch, Shuffle dhe Nano do të jenë në treg me disa ngjyra, duke përfshirë këtu ngjyrën ari, të kaltër metalike, të zezë të hirtë dhe ngjyrën rozë.
Shitjet për iPod Apple kanë rënë mirëpo kompania nuk ka treguar se sa iPod ka shitur në 2 vitet e fundit.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.