Dizajneri i famshëm Tom Ford ka sjellë diçka që rrallë shihet.
Ai ka përshtatur orën inteligjente të Apple në stilin e vjetër.
Gjatë shfaqjes së koleksionit të vjeshtës për meshkuj, u prezantua Apple Ëatch si orë xhepi.
Ora duket shumë bukur në këtë formë, por sensorët e rrahjeve të zemrës janë të padobishëm pasi mungon kontakti me lëkurën.
Kjo formë e mbajtjes çaktivizon poashtu sistemin e pagesave Apple Pay pasi duhet që ora të jetë në kyqin e dorës për të funksionuar sistemi.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.