Rripi është krijuar me gomë silikoni me tri bateri polimer litiumi. Ai mund të furnizohet me energji nëpërmjet një microUSB-je dhe ka një adaptues LED.
Që prej së premtes së kaluar, “Apple” zgjeroi tregun e “orëve të mençura”, të cilat tani mund të blihen edhe në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan.
Këto shtete i bashkohen listës së vendeve që prej kohësh shesin “Apple Watch” e që janë: Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Planet e kompanisë janë që në gjysmën e dytë të muajit korrik, saktësisht me datën 17, “Apple Watch” të shitet edhe në tre shtete tjera: Holandë, Suedi dhe Tajlandë.
“Apple” është kritikuar në vazhdimësi për mënyrën se si i nxjerr pajisjet e saj në treg, duke bërë që klientët të presin me javë, muaj apo edhe vite.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.