Në fillim të kësaj jave, autoritetet në Riyadh arrestuan një numër burrash që punojnë në një sallon flokësh, pasi një fotografi e tyre duke i prerë flokët një gruaje qarkulloi në internet.
Fotoja u pasua nga një video të një burri, të cilën e publikoi në Snapchat me mjaft seksizëm dhe zemërim, duke detajuar se si e vuri re një grua duke u shërbyer në sallonin e burrave në të cilin shkon edhe ai. Megjithëse nuk përmendi emrin e sallonit dhe as vendndodhjen, ai ndau detaje të ngjarjes duke thënë:
“
Isha duke i prerë flokët kur pash një grua duke e bërë të njëjtën gjë në karrigen afër meje. E shikova atë dhe më pas edhe berberin, i cili më pyeti ‘çfarë ka të keqe?”
“
Pra ju tani po i jepni veturës dhe po kërkoni gjëra të tmerrshme në Twitter dhe me anë të hashtag-eve#, por të vini dhe t’i prisni flokët pranë mejë, jo, kjo është thjesht e papranueshme”, thotë ai.
Personi në fjalë vazhdon tutje duke thënë se berberi i tij i tha se kjo është dukuri e zakonshme, duke sqaruar se salloni shpesh u shërben klientëve femra.
https://twitter.com/samanews_q8/status/1224948909644165120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fcdn.embedly.com%2Fwidgets%2Fmedia.html%3Ftype%3Dtext%252Fhtml%26key%3Db5115d2deeb349e89fe9e8267d314ed7%26schema%3Dtwitter%26url%3Dhttp%253A%2F%2Ftwitter.com%2Fsamanews_q8%2Fstatus%2F1224948909644165120%26image%3D
Fotografia dhe videoja ndezën një reagim aq intensiv, sa i çuan autoritetet të nisin një hetim për punonjësit e salloneve. U deshën disa orë që policia të gjente dhe të identifikonte të pandehurit, të cilët më vonë u hetuan dhe iu referuan ndjekjes.
Punonjësit mund të përballen me burgim, duke qenë se është e paligjshme që sallonet e meshkujve të ofrojnë shërbime për femrat. Mbetet e paqartë nëse gruaja që u shfaq në fotografi mund të përballet gjithashtu me pasoja juridike.

Ky lajm zemëroi shumë persona në Twitter, të cilët u bënë thirrje autoriteteve të sqarojnë nëse ata kanë lejuar sallonet e burrave t’u shërbejnë grave.
Autoritetet u përgjigjën me arrestime dhe një njoftim, duke sqaruar se nuk kishin dhënë asnjë urdhër për të lejuar floktarët burra që të mirëpresin klientet femra në sallonet e tyre.
Ky sqarim nuk ndikoi në qetësimin e njerëzve në internet, të cilët ende debatojnë për këtë çështje. Disa sulmuan sallonet e burrave që mirëpresin gratë, duke thënë se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të qartë të ligjeve, vlerave dhe traditave të mbretërisë ultra-konservatore.
Të tjerët menduan se njerëzit po ë bënin të madhe një çështje që i takon thjesht lirisë personale.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.