Një “djall pluhuri” ndërpreu një lojë bejsbolli për të rinjtë në Florida të ShBA-së dhe një arbitër adoleshent u kap në kamera duke e shpëtuar nga vorbulla 7-vjeçarin.
Një video e regjistruar në ndeshjen e së dielës në fushën e bejsbollit të Fort Caroline Athletic Association në Jacksonville e tregon “djallin e pluhurit” që papritmas formohet në fushë, duke i dërguar lojtarët që kërkojnë strehë.
Bauer Zoya, 7 vjeç, shihet duke u rrethuar nga koni i pluhurit që rrotullohet përpara se gjyqtari Aidan Wiles, 17 vjeç, ta çojë djalin më të vogël në vend të sigurt.
"Nuk mund të merrja frymë lirshëm", tha Bauer për WJXT-TV. "Kështu që mbaja frymën dhe u ndjeva sikur nuk mund ta prekja tokën. Kështu që u ngrita pak lart".
Aiden tha se ishte një situatë e frikshme, por ai ishte më i shqetësuar për sigurinë e Zoya-s sesa për vete.
Djalli i pluhurit u shpërnda pas vetëm pak çastesh dhe loja rifilloi. Bauer u kthye në fushë pasi babai i tij, Brian Zoya, i derdhi ujë në fytyrë për të parandaluar që pluhuri t’i hynte në sy.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=EwhLUr9FBns
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.