Në emisionin “Ora e pasdites”, të ftuara ishin aktorja Arbnesha Nixha dhe vajza e saj, Anamorea.
Pasi jemi në prag të festave të fundvitit, tema sot ishte pasioni i dekorimit për këto festa.
“Fillimi i dhjetorit nuk na zë pa bredh, pa të gjitha ato stoli, kështu që e shijojmë gjithë muajin. Ne jemi me fat sepse kemi festen me 31 është edhe ditëlindja e vajzës së vogël Zoit, kështu i kemi dy festa në një, kështu që është një rrëmujë e bukur në shtëpinë tonë. Ka qenë një kohë kur kemi stolis dy bredha, njërin e kanë stolis këto si kanë dashtë, tjetri ka qenë më zyrtar, më i bukur. Ka qenë interesant 31-shi kur unë përgatitesha me shku në një party edhe përfundova në spital ashtu e veshur, nuk kisha dëshirë me shpenzu para me ble diçka të shtrenjtë pasi që kisha me lind, në atë moment thash viti i ri tash po blej diçka të shtrenjtë të bukur, sa i vesha kostumin përfundova në spital, shkova në spital me lind Zoin” u shpreh aktorja.
Ndërkaq, Anamorea tha se sa i përket pjesës së dekorimit, “unë dhe Buci qëndrojmë më mbrapa, ia lëmë Zoit, ajo e ka syrin e një arkitekti, është si babi, po normal Buci dhe unë integrohemi por Zoi e dominon”.
“Buci e ka pas shumë me rëndësi që çdo vit me u dallu prej tjetrit me qenë ma i veçantë, këtë e bëjmë me topat e bredhit që i ndërrojmë çdo vit, domethënë është gjithmonë baza ‘gold’ edhe mandej ndërtojmë mbi ata, mund të jetë e kaltër... të pembe e kemi pas një vit”, u shpreh Anamorea.
Për më shumë, klikoni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=5ajiFzCOQgs
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.