Sot në Prishtinë nis konferenca ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit nga parahistoria deri në fund të antikitetit”, organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, në bashkëpunim me kolegë nga Franca.
Arkeologu Arben Hajdari sot me shikuesi e mëngjesit ka ndarë më shumë informacione rreth kësaj konference, duke theksuar se konferenca është refuzuar nga arkeologët serbë, por pjesëmarrës do të jenë dhjetëra arkeologë nga Franca, Italia, Britania, SHBA-të, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Zvicra, Kanada.
“Arkeologjia e Ballkanit nga parahistoria deri në fund të antikitetit: zbulimet e fundit dhe metodat e reja”, ka për qëllim paraqitjen e evidencave nga gërmimet e fundit dhe diskutimin para publikut interpretimet arkeologjike në frymën e qasjeve e metodave të reja.
Këtë javë, bota arkeologjike është mysafire e Kosovës arkeologjike për të folur për gjithë rajonin nga data 17 deri më 19 nëntor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=JhRdFh2S6tg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.