Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një argjendari në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
Pllana deklaroi se po punojnë për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.
"Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar", deklaroi Pllana për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/dyshohet-per-vjedhje-ne-nje-argjendari-ne-prishtine1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.