Ariana DeBose sapo ka fituar çmimin 'Aktorja më e mirë në rol dytësor' për filmin "West Side Story". Ky është nominimi dhe fitorja e saj e parë për Oscar.
DeBose është vlerësuar për rolin e saj si Anita në filmin muzikor. Ajo është gruaja e parë me ngjyrë queer që fiton në këtë kategori.
Kur DeBose doli në skenë, ajo me emocion tha: "Edhe në këtë botë të çuditshme ku jetojmë, ëndrrat bëhen realitet".
Ajo ka falënderuar edhe nënën e saj, e cila ka ardhur si mysafire e saj dhe ka qenë në publik.
DeBose ka fituar më parë një Golden Globe, një BAFTA dhe një çmim SAG për këtë rol.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.