Konspiracionisti Arianit Sllamniku, është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në lidhje me raportimin e mbrëmshëm të emisionit KIKS Kosova.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv.
"Është duke u intervistuar. Të shohim se çka do të vendos prokurori më pas", tha ky burim për Klankosova.tv.
Raportimet e KIKS Kosova, ngjallën reagime të shumta, pasi që Arianit Sllamniku, pretendon se 'shëron' autizmin tek fëmijet.
Sllamniku ndonëse nuk është mjek, thotë se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/me-4-mije-euro-1sheron-1autizmin-policia-aktivizohet-per-rastin-e-arianit-sllamnikut/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.