Në adoleshente e Karolinës së Veriut e xhiroi momentin kur një familje arinjsh hynë në veturën e saj dhe hëngrën 49 çokollata, të cilat po i shiste për një mbledhje fondesh.
Lilly Thurmond deklaroi se po ndodhej në shtëpinë e saj në Asheville, kur e vuri re nënën arushë së bashku me tre të vegjlit e saj që ecnin rrugës së saj, ndërsa disa momente më pas e kishte parë që kafshët e kishin hapur derën e veturës.
"E ktheva kokën dhe e pash që dera e veturës ishte e hapur", deklaroi Thurmond. "Mund ta dëgjoja zhurmën e tyre dhe të tjerat".
Ajo e filmoi momentin kur arinjtë e nxorën jashtë paketimin e çokollatave dhe deklaroi se të paprekur e kishin lënë vetëm një çokollatë të zezë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.