Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Novosellë të Pejës.
Dyshohet se një ari i ka mbytur disa dele atje.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Fadil Gashi i cili tha se nuk dihet ende vlera e dëmit.
"Sot rreth orës 09:30, ankuesi ka deklaruar në stacionin policor se delet në pronësi të tij janë sulmuar nga kafshët e egra. Po dyshohet se nga ariu. Dy prej tyre i ka gjetur të ngordhura, të dëmtuara edhe në organe të brendshme. Katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre. Nuk po dihet ende vlera e këtij dëmi. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe prokurori. Rasti po hetohet", deklaroi Gashi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.