Banorët e një qyteti kufitar të Arizonës u befasuan nga vizita e befasishme e një ariu.
Departamenti i Lojërave dhe Peshqve në Arizona (Game&Fish) thanë se ariu u shfaq në qendër të qytetit Douglas.
Kafsha u ngjit në dy shtylla elektrike dhe madje dikur edhe u ul në tela.
Organet e rendit dolën në vendngjarje, e mbyllën rrugën dhe u përpoqën ta bënin ariun që të largohej.
Autoritetet thanë se ai dikur u bind dhe zbriti poshtë, duke i dhuruar “performancë shikuesve” që ishin mbledhur aty.
Asnjë lëndim nuk u raportua.
Nga Game & Fish thonë se kjo është koha e vitit ku njerëzit në zonë duhet të kenë kujdes nga arinjtë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.