Një ari që tërhoqi një grua nga çadra e saj dhe e sulmoi atë, është vrarë nga zyrtarët e botës së egër, pranë një qyteti të vogël në Montana.
Ariu u qëllua pak pas mesnatës së premtes kur iu afrua një kurthi të vendosur afër kafazit rreth dy milje nga Ovando, aty ku 65-vjeçarja Leah Davis Lokan, 65 vjeç, u vra të martën.
Zonja Lokan, një infermiere e regjistruar e cila kishte punuar në një spital në Chico, ishte një entuziaste dhe çikliste me përvojë në natyrë, e cila ishte në një udhëtim me biçikletë në mal.
Ajo dhe dy shoqërues të saj po bënin kamping pas zyrës postare të Ovandos kur ajo u sulmua.
Autoritetet bën kërkime gjatë këtyre ditëve, duke përdorur helikopterë dhe kërkues në tokë, dhe vendosën pesë kurthe të mëdhenj të bërë nga gypa çeliku, meqënëse ai u konsiderua si një kërcënim i sigurisë publike.
Sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë relativisht të rralla, veçanërisht në zonat e banuara, dhe bizneset e Ovando kujdesen për turistë që kërkojnë aventura, duke përfshirë çiklistë si zonja Lokan, të cilave u lejohet të ngrenë çadrat e tyre në qytet, shkruan The Independent.co, përcjellë klankosova.tv.
Vendasit thanë se vdekja e ariut do të sillte lehtësim për komunitetin.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.