Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO.
Ky është një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder i madh për Shqipërinë.
Në zemër të Shkodrës, kjo pasuri e rrallë fotografike ka përjetësuar imazhin, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve ndër shekuj.
Vlerësimi i UNESCO-s nderon jo vetëm familjen Marubi – themeluesit e fotografisë shqiptare – por edhe qytetin e Shkodrës, që i dha jetë artit dhe kujtesës kombëtare, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.